
Ndryshe Restaurant
Ky restorant, do të shërbejë për shumë funksione, po shkruajmë disa prej tyre Praktika e studentëve të arsimit profesional, shitja e produkteve që prodhohen nga grupimet në nevojë dhe çdo fundjavë shpërndarja e 2000 vakteve ushqimore nga guzhina e Restorantit. Gjithashtu, të gjithë eventet që organizon Fondacioni, do të jenë falas, aktivitetet sociale që shërbejnë për ti festuar ditëlindjen fëmijëve që nuk e kanë festuar kurrë dhe shumë projekte të tjera. Ndryshe Restaurant, është një aktivitet tregtar në emrin e Fondacionit Fundjavë Ndryshe, i cili do të dërgojë të gjithë fitimin e tij, 100% për projektet sociale të Fondacionit! Ne, në Fundjavë Ndryshe, kemi menduar gjithmonë si një familje e madhe, ndaj ju ftojmë të gjithëve, familjarisht, me miq e më shokë, që të frekuentoni këtë vend, sepse jo vetëm që do të mbështesni projektet sociale, por do të ndiheni mirë shpirtërisht. Ju mirëpresim